Djemtë e Vokrrit e shkruajnë historinë, kalojnë në play-off të Ligës së Kombeve

E publikuar: 20/11/2018 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka arritur të shkruaj historinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me rezultat të thellë Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, 4:0.

Arbër Zeneli e hapi llogarinë e golave për Përfaqësuesen tonë, duke shënuar gol në minutën e 2’, e që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesë e dytë, ishte përsëri Zeneli (50’), që arriti ta dyfishoi epërsinë e Kosovës, ndërsa Amir Rrahmani e shënoi golin e tretë në minutën e 61’.

Arbër Zeneli arriti ta vulosë fitoren historike të Kosovës në minutën e 76’, duke e realizuar het-trikun e tij.

Azerbajxhani po orvatej në fushë, mirëpo nuk arriti asnjëherë që ta rrezikonte portën e Arijanet Muriqit, që pothuajse ishte i papunë sonte.

Kosova e mbyll fazën e grupeve në Ligën D, Grupi 3 me 14 pikë të grumbulluara, Azerbajxhani me nëntë, Ishujt Faroe me pesë pikë dhe Malta me tre.

Përfaqësuesja jonë është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve, ndërsa në sezonin tjetër do të luajë në Ligën C.