Djaloshi nga Prizreni kishte dy mysafirë nga Dubai – kur ai bëri dasmë, ata e “mbuluan” me para! (Foto/Video)

E publikuar: 19/09/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë nga Prizreni në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa pamje në të cilat shihen edhe dy mysafirë të tij, të cilët sipas tij kanë ardhur nga Dubai.

Bëhet fjalë për Jasin Malokun nga Prizreni i cili ka treguar për mediat shqiptare se sheikët i ka miq prej vitesh dhe se ka kontakte të shpeshta me ta.

Madje, siç ka thënë ai, kjo nuk është hera e parë që mysafirët nga Dubai e kanë vizituar Prizrenin.

“Unë i njoh prej vitesh sepse kam qëndruar për disa vite në Dubai dhe tani i kam shokë të ngushtë”, ka thënë Maloku.

Por, për dallim prej herëve tjera, ai ka bërë të ditur se mysafirët kësaj radhe nuk i kanë ardhur duarbosh.

“Për dhuratë më kanë blerë një banesë, një orë të shtrenjtë dhe disa shpenzime tjera, vlera e të cilave arrin në 80 mijë euro”, ka thënë Maloku duke shtuar se gjithsesi më së shumti është ndier i nderuar me pjesëmarrjen e tyre. /Telegrafi/