Djaloshi nga Prishtina bën revolucion në industrinë e shëndetësisë përmes teknologjisë

E publikuar: 03/05/2019 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kategoria Inovacioni i Vitit në Albanian ICT Awards është padyshim çdo vit një prej më të lakmuarave. Këtë vit çmimi shkoi për një projekt unik djaloshin nga Prishtina Agon Avdimetaj.

Një entuziast i teknologjisë dhe sipërmarrës prej 9 vitesh, Agoni ka studiuar për Inxhinieri Kompjuterike. Ai qëndron pas startupeve si Vianova Health, ZombieSoup, AppSix të cilat ai ka arritur ti shndërrojë në kompani të mëdha dhe lojtarë kryesorë të teknologjisë në rajone të ndryshme të Amerikës Veriore, Evropës dhe Australisë.

Në ICT Awards 7 ai konkurroi me Rosie, një produkt i kompanisë Vianova Health e cila është në partneritet me një ndër prodhuesit më të mëdhenj në Botë të kompjuterave “Lenovo”. Eshte një koordinatore virtuale e kujdesit që menaxhon pacientët në shtëpitë e tyre.

Rosie ndihmon mjekët dhe anëtarët e familjes të monitorojnë, edukojnë dhe trajnojnë pacientët për shëndet më të mirë.

Rosie është një chabot inteligjent artificial që orkestron detyrat e përditshme për pacientët duke përpunuar miliona të dhëna në kohë reale.

Në kategorinë Inovacioni i Vitit Agoni u vu përballë Rezart Priftit nga Tirana me platformën shqiptare të mësimit online Metronom dhe Qëndrim Pllanës me produktin Evalou – Test on the go.

Në skenën e ICT Awards ai shprehu mirënjohjen e tij për aktivitete të tilla ti ICT Awards të cilat ndihmojnë dhe promovojnë të rinjtë.

Gjithashtu tha se Rosie punon me njerëz të cilët kanë sëmundje kronike në faza të avancuara dhe përmendi rastin e diabetikëve kur Rosie i ndihmon ata të mbajnë në nivele të ulëta sheqerin në gjak.

“Thonë se momente si kjo janë rezultat i çdo vendimi dhe ngjarjeje paraprake, orkestrim i përsosur i tyre, le të reflektojmë të gjithë së bashku, si fëmijë të luftës të shkelur e të poshtëruar dhe të lënduar sot duke qëndruar me kokën lart në shenjë respekti të qënies njerëzore.

Inovacioni nuk ka kufij e nuk njeh as madhësi të autorit, ndikimi i tij është i pafund. Më të vegjlit, më të varfrit, ne mund të krijojmë dhe kur krijojmë mund të prekim po aq fuqishëm sa më të fuqishmit. Testamenti më i madh njerëzor është që impakti ynë nga një Kosovë e vogël do të thotë komfort dhe sigurt për një të moshuar në cepin tjetër të botës, ishin fjalët e Agonit në skenën e ICT Awards.