Djaloshi i ri brazilian që po lë nën hije Neymarin në Ligue 1(Foto/Video)

E publikuar: 22/09/2017 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej se ka bërë kalimin e tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain, Neymar, apo lojtari më i shtrenjtë në botë ka shënuar katër gola dhe ka dhënë po aq asistime. 

Por është një brazilian tjetër që po ‘çmend’ kampionatin francez.

Ai është sulmuesi i Bordeaux, Malcom.

Sulmuesi ka ardhur nga Corinthians në janar të vitit 2015 për 5 milionë euro dhe ka shënuar 13 herë në 73 ndeshje.

Lojtari ka qenë 18 vjeç kur ka zbritur në Francë. Tani 20 vjeç, por ai mbetet shumë i ri.

Këtë sezon ka tri lojë dhe tri asistime në gjashtë ndeshje.

Ai po kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe Liverpool.

Nuk mungojwn as ofertat nga Borussia Dortmund dhe Wolfsburg, por Bordeaux i ka refuzuar ato.

Wolfsburg ka ofruar 30million milionw funte sipas RMC Sport. /Telegrafi/