Djali i Ukshin Hotit, Andini synon të jetë zë i fuqishëm i rinisë kosovare

E publikuar: 27/05/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në zgjedhjet që priten të mbahen më 11 qershor ka shumë pasardhës të figurave të njohura politike të Kosovës.
Njëri nga ta është edhe Andin Hoti. Me numrin 83 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti synon të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

I biri i veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti, është anëtar i partisë që nga viti 2012.

Kjo parti sipas tij, dhe i ashtuquajturi koalicioni i luftës, e ka bazë luftën e UÇK-së dhe njëkohësisht, është koalicioni që do ta përmirësojë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Qeverisja e ardhshme sipas tij, do të jetë vërtet një fillim i ri për Kosovën.

Ai ka folur edhe për të atin e tij, Ukshin Hotin, i cili ka qenë i burgosur politik gjatë regjimit serb në Kosovë, ndërsa që nga 99-a, ai është i zhdukur.

Puna dhe filozofia e të atit, ai thotë se do ta përcjellin punën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Derisa Andin Hoti, është i vendosur që PDK-ja do të bëjë ndryshime rrënjësore në Kosovë, kështu nuk mendonte motra e tij, Erleta Hoti.

Ajo në zgjedhjet e 2014-s, kishte qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, ku kishte marrë 3414 vota.

Mirëpo, për kandidimin e tij për deputet, Andin Hoti thotë se e ka marrë bekimin e familjes.

I bindur se do të triumfojë, ai i garanton të rinjtë e Kosovës që do të jetë një zë i fuqishëm brenda Kuvendit të Kosovës.

Andin Hoti, i cili është 30-vjeçar, disa vjet ka punuar në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

TEMAT:ANDIN HOTI.PDK