Djali thirri prindërit për të rrahur nusen, e pësojnë keq të moshuarit (FOTO)

E publikuar: 05/09/2017 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

33-vjeçari Devbir Kalsi me banim në SHBA dhe origjinë nga India nuk po merrej dot vesh me bashkëshorten duke bërë që të thërriste prindërit e tij në ndihmë që t’a “shtronin” nusen.

Menjëherë pas thirrjes nga biri i tyre, prindërit janë nisur me avion nga India duke tentuar që të bindin nusen që të sillet mirë me bashkëshortin, shkruan Albeu.com.

“Bindja” kishte të bënte me disa seanca rrahjeje.

Nusja 33-vjeçare u mbyll në një dhomë për tre ditë dhe u godit nga prindërit e burrit.

Por, ata kishin harruar një detaj shumë të rendësishëm: Ishin në SHBA.

Fill pasi është liruar nga shtëpia, nusja ka telefonuar policinë, të cilët nuk kanë vonuar duke i dërguar në rajon bashkëshortin e saj si edhe vjehrrin me vjehrrën.

Ata akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë dhe ushtrim dhune.