Djali qëllon nënën dhe babanë në Tiranë

E publikuar: 24/07/2017 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Kamzë ky i biri ka qëlluar me armë mbi babanë dhe nënën e tij.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.