Djali i Schumacher rrugës për t’u bërë pilot i Formula 1

E publikuar: 08/04/2015 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, është duke ndjekur hapat e të atit.

15-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e “Van Amersfoort Racing”, pasi doli i dyti në botë në kampionatin gjerman dhe evropian “kart” gjatë sezonit të kaluar, e tani do të garojë për herë të parë me makina.

“Ne vëzhguam aftësitë e tij gjatë testeve dhe jemi në pritje të një sezoni të suksesshëm”, u shpreh trajneri i skuadrës gjermane Frits van Amersfoort, transmeton AFP.

Mick doli në pistë i rrethuar nga fotografë e gazetarë në një makinë të Formula 4. Për këtë arsye do të kapërcejë nga “kart”, ku ka qenë në kurs deri tani, në një kategori më të vështirë, edhe pse për momentin po kryhen vetëm prova.

Ndërkohë, Michael Schumacher po vazhdon rehabilitimin pas lëndimit në një aksident me ski në dhjetorin e vitit 2013, i cili e futi në komë. /KP/