Djali i pronarit të Interit: Meazza i stërmbushur të bën të ndihesh sikurse në mes të një tërmeti

E publikuar: 15/12/2017 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i pronarit të Interit, Zhang Jindong, Steven zhang, ishte intervistuar nga portali kinez, Xcnneës për shumë tema rreth përvojës së tij në futbollin evropian.

Steven Zhang i cili është zëvëndëspresidenti i Suning International ashtu sikurse anëtar i bordit të drejtorëve të Interit foli për interesimin e madh të babait të tij se si po performojnë lojtarët e Interit.

“Çdo herë kur flas me të në telefon ai më pyet për gjëra si: Si po luan Icardi? Handanovic po mbronë vërtet mirë’ dhe unë i përgjigjem duke i thënë: ‘Unë jam djali yt dhe nuk po më pyet se si po më shkon jeta në Milano’?”, theksoi Steven, në kritikë të babait të tij që interesohet për më shumë për Interin se për të.

Zhang vazhdoi intervistën duke përshkruar atmosferën e jashtëzakonshme në stadiumin Giuseppe Meazza.

“Kur hyj në stadium ndihem thua se jam duke hyrë në një teatër në Broadway, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që më përshkon”.

“Stadiumet evropiane janë të ndërtuara vertikalisht në mënyrë që kur të jenë të stërmbushura duket thua se lojtarët do të hahen nga shikuesit”.

“Kur 80 mijë tifozë kërcejnë me korin ‘Kush nuk kërcen është Rossoner e e’ menjëherë fitoj të rrënqethura dhe më bën të ndihem sikurse në mes të një tërmeti”, thekson Zhang.

Në fund, djali i pronarit të Interit thotë se rezultatet e klubit nuk janë të ndërlidhura me mbarëvajtjen e biznesit.

“Nuk mendoj se do të përkufizonte një dështim timin, mjafton ta kuptoni pasionin për futbollin kur hyni në fushë”, përfundio ai.

Interi gjendet në krye të tabelës së Serie A me dy pikë me një pikë më shumë se sa vendi i dytë, Napoli. /Telegrafi/