Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës tregon raportet me ta dhe flet për historinë e tij të dashurisë!

13.01.2018 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës tregon raportet me ta dhe flet për historinë e tij të dashurisë!

Antoni Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Piro Çako. 22-vjeçari duket se ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit. Ai ka lindur dhe është rritur në Paris, ka disa kohë që i është përkushtuar muzikës dhe gjatë këtij viti është gati të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Por në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, i riu rrëfen se përfshirja në këtë pasion të tij ka qenë sfiduese.

“Shkova në Londër për të vijuar studimet për politike, por pas disa muajsh kuptova se nuk ishte gjëja e duhur për mua… në atë moment mora vendimin për të lënë shkollën”.

E pavarësisht se nëna e tij, sopranoja Mula nuk ishte shumë dakord, Antoni thotë se iu fut shkollës për muzikë elektronike në kryeqytetin britanik.

Tashmë, kjo zgjedhje duket mëse e logjikshme.

Objektivi i Antonit tashmë është që të nxjerrë disa “single” dhe të bëjë festivale, ato të disa prej producentëve dhe Djay më të famshëm në botë, të cilët kanë qenë dhe frymëzimi i tij. Ai ka publikuar pak punë në internet, por ajo që ka më përzemër është remiksi që i ka bërë një kënge të Elvana Gjatës.

22-vjeçari flet edhe për look-un e tij ekstravagant që jo pak herë është komentuar në media e rrjete sociale. Ashtu sikurse historia e tij e dashurisë me 17-vjeçaren Mari.

“Jemi bashkë, kemi një vit, e duam njëri-tjetrin shumë. Por me fol për martesë apo gjëra të tilla, nuk ka sens. Mund të kemi 20 vjet bashkë dhe mund të mos martohemi. Maria jeton në veri të Francës, jo në Paris. Por kishim një shok të përbashkët, ndaj Mari vinte shpesh në Paris dhe kështu u njohëm dhe u lidhëm”.

Antoni flet edhe për marrëdhënien me motrën e tij 5-vjeçare dhe bashkëshortin e nënës së tij, Hetem Ramadani.

“Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare. Mezi pres që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt. Me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë”.

Në “Jo vetëm modë” ai shpreh edhe vlerësimin që ka për dy prindërit e tij.

“Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…” Sa i përket sopranos Mula, ai thotë: “Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”

Nëse bëhet i famshëm, Antoni emrin e artit dëshiron ta mbajë thjeshtë, “Çako”./tvklan.al

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

Albani ka ditëlindjen, Miriami nuk kursehet në urimin e saj!

Albani ka ditëlindjen, Miriami nuk kursehet në urimin e saj!

Me mjekër të gjatë, ja sa ka ndryshuar dhe moshuar ‘Daja Skënder’

Me mjekër të gjatë, ja sa ka ndryshuar dhe moshuar ‘Daja Skënder’

Mjeku i hoqi nga veshi kapakun e stilolapsit, që i kishte ngecur para shumë vitesh (Video)

Mjeku i hoqi nga veshi kapakun e stilolapsit, që i kishte ngecur para shumë vitesh (Video)

LG nuk përmbush dot kriteret e ekraneve OLED që kërkon Apple

LG nuk përmbush dot kriteret e ekraneve OLED që kërkon Apple

A i keni parë djemtë e ‘Okit’, kopje e tij, shikoni sa të ngjashëm duken

A i keni parë djemtë e ‘Okit’, kopje e tij, shikoni sa të ngjashëm duken

Jo vetëm Teutën, Adonisi e ushtron edhe Memlin

Jo vetëm Teutën, Adonisi e ushtron edhe Memlin

Google ndryshon strategjinë, braktis Allo për teknologjinë RCS

Google ndryshon strategjinë, braktis Allo për teknologjinë RCS

“Mjeshtër i Kung Fusë”, 8-vjeçari imiton në mënyrë të përkryer lëvizjet e Bruce Lee (Foto/Video)

“Mjeshtër i Kung Fusë”, 8-vjeçari imiton në mënyrë të përkryer lëvizjet e Bruce Lee (Foto/Video)

Dalin pamje nga festa e çmendur e grave për 8 Mars

Dalin pamje nga festa e çmendur e grave për 8 Mars

Google lançon Chrome 66 në Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS

Google lançon Chrome 66 në Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS

Unikkatil përmend profesorin e ndjerë në këngë, reagon djali i tij

Unikkatil përmend profesorin e ndjerë në këngë, reagon djali i tij

Shtëpi të jashtëzakonshme (Foto)

Shtëpi të jashtëzakonshme (Foto)

Blero e Lumja, prapë vinë me një projekt të ri?

Blero e Lumja, prapë vinë me një projekt të ri?

4 divat  e muzikës shqiptare bashkë në një koncert!

4 divat e muzikës shqiptare bashkë në një koncert!

Ana e "butë" e të "fortës" Mimi Kodheli, rrëfen historinë e dashurisë

Ana e "butë" e të "fortës" Mimi Kodheli, rrëfen historinë e dashurisë