Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

08.03.2019 08:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit. Djali i të ndjerit, Leutrimi, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë.
Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në qendër të qytetit. Një aksident trafiku, i cili po dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.

Për këtë rast është deklaruar edhe babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin.

Sokol Avdija mbrëmë ka shprehur keqardhje për rastin. Ai ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur e jo shkaktari.

Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të të ndjerit.

Po ashtu, ai tha se i gjithë aksidenti ka qenë pa dashje dhe se djali i tij kishte dalë për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.

Ndaj këtyre fjalëve të Avdijës ka reaguar edhe djali i furrtarit që humbi jetën, Leutrim Çoçaj.

Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

“Unë jom biri i të ndjerit. Axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj, në një prej postimeve në Facebook. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”