Djali i deputetit nga Tetova në mesin e të vdekurve në aksidentin tragjik

E publikuar: 13/02/2019 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aksidentin tragjik që ndodhi sot pasdite në rrugën nga Shkupi për në Tetovë, gjithashtu vdiq Jovica Trpevski, i cili është djali i deputetit Blagojce Trpevski nga radhët e LSDM-së.

Në Institutin për Mjekësi Ligjore po identifikohen njerëzit që kanë vdekur nga aksidenti i rëndë afër Karpalakut.

Deri tani janë konfirmuar për 13 të vdekur nga aksidneti i tmerrshëm që tronditi Maqedoninë, dhe 32 të lënduar që katër prej tyre po luftojnë për jetë./TS