Djajtë me start pozitiv në vitin e ri, fitore si mysafir te Evertoni (Video)

E publikuar: 01/01/2018 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka shënuar fitore me rëndësi në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-0.

Sfida e zhvilluar në fillim të vitit të ri e shfaqi Unitedin tejet të motivuar.

Djajtë kishin qasje më sulmuese dhe kjo u shpagua në pjesë të dytë, pasi në fraksionin e parë munguan golat.

Në minutën e 57-të ishte Martial ai i cili u gjend më së miri për 1-0 dhe epërsinë e merituar të mysafirëve.

Mata madje qëlloi shtyllën pingule pas një goditje precize, teksa rastet nuk ndaleshin.

Në minutën 81 ishte Pogba ai që gjeti Lingardin, duke i dhënë epilog fitues takimit për Unitedin me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, United ka 47 pikë në vendin e dytë, 12 pikë më pak se lideri City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/