DJ Blunt dhe Real 1 bëjnë “diss” me këngë të vjedhur

E publikuar: 23/02/2018 04:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kësaj i priu një këngë e DJ Blunt dhe Real 1, ku sulmohet këngëtarja Era Istrefi, e cila më parë ka qenë pjesë e këtij labeli.

Por, rezulton se kënga “Qika e jem” e DJ Blunt dhe Real 1 është komplet e vjedhur nga kënga e  Quality Control, Quavo, Lil Yachty – Ice Tray, shkruan GazetaExpress.

Interesante në këtë këngë është se edhe interpretimin e kanë vjedhur dy reperët në fjalë.

Por, duket se DJ Blunt nuk ishte i informuar se Era nuk është më në labelin në fjalë.

Pas këngës Blunt ka lëshuar një seri videosh kur kritikon Ledri Vulën, Gjikon dhe tërë labelin në fjalë.

Menaxhementi i këtij labeli reagoi mbrëmë duke i shkuar tek banesa Bluntit por ai nuk pati guxim që të dilte jashtë. /GazetaExpress/