Ditët më të vështira për Flori Mumajesin, njeriu i zemrës në spital!

E publikuar: 28/04/2018 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta Express ka siguruar foto ku e shohim kantautorin në një kafe me njerëzit e tij më të afërt. 

Nuk është një kafe e zakonshme për ta, pasi Flor Mumajesi, prej javësh po kalon kohë në spital. 

Është kafe spitali, ku Florit i duhet t’i qëndrojë pranë njeriut më të dashur të tij. Express mëson se nëna e Florit është e shtruar si pasojë e problemeve me zemrën. 

Megjithatë ajo që bie në sy është se kantautorin nuk e lënë për asnjë çast vetëm kolegët dhe miqtë e tij të labelit “Threedots” të cilët e shoqërojnë herë pas here. 

Megjithatë në fotot e siguruara nga Express, Florin e shohim të qetë dhe herë pas here të buzëqeshur çka na bën të kuptojmë që situata e nënës së tij është drejt përmirësimit./Gazeta Express/