Ditë qetësie në Bali: Mbyllen aeroportet, ndalon interneti dhe zbrazen rrugët për të festuar Vitin e Ri Hindu (Foto)

E publikuar: 06/03/2019 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti i Balit do të mbyllet për 24 orë, ndërsa interneti do të ndalojë dhe rrugët do të zbrazen, pasi në ishull do të festohet Viti i Ri Hindu, me një ditë qetësie.

‘Nyepi’ fillon nesër në gjashtë të mëngjesit, kur edhe zbrazen plazhet dhe sheshet kryesore prej njerëzve, ndërsa lejohen të patrullojnë vetëm njësitet e caktuara, transmeton Telegrafi.

Për vitin e dytë me radhë, kompanitë telefonike do të ndalojnë çdo shërbim, për katër milion banorët. Ata do të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, me dritare të mbuluara që të mos iu hyjë drita, në atë që e konsiderojnë si ditën më të shenjtë fetare.

“Kjo ditë e qetësisë është e rëndësishme, mundësi për të nisur një vit të ri me zemër të pastër” ka thënë Wayan Gota, që është menaxher i një hoteli.

Banorët e shfrytëzojnë këtë ditë për meditim, si dhe mendim të qetë mbi vlerësimet e vitit të kaluar dhe planeve për vitin në vijim.

Por, një natë para kësaj dite, zhvillohet Nyajepi, ku pjesëmarrësit e maskuar parakalojnë, në atë që besojnë se do t’i ndjekin shpirtrat e këqij.

Gjatë zhvillimit të këtyre ceremonive, turistët duhet të rrinë mbyllur nëpër hotele. Nuk do të ketë transmetim të kanaleve televizive, e as të radios.

Vitin e kaluar, të gjithë ata që janë zënë gjatë ditës së qetësi, janë arrestuar prej policëve. /Telegrafi/