Ditë e përgjakshme në Siri

E publikuar: 25/07/2018 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Militantët kryen një seri sulmesh vetëvrasëse dhe sulme të tjera të mërkurën në jug të Sirisë, duke vrarë të paktën 38 vetë.

Disa njerëz hodhën veten në erë pranë një tregu dhe një sheshi të populluar në qytetin Sweida.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani njoftoi përleshje në fshatrat aty pranë, mes forcave pro-qeveritare dhe luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Në javët e fundit forcat siriane kanë rimarrë disa territore nga militantët, veçanërisht në perëndim të Sweida-s, pranë rajonit të kontrolluar nga izraelitët, atë të Golan Heights.