Ditë e madhe për Cristiano Ronaldon

E publikuar: 25/08/2016 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, është favorit për ta fituar çmimin e Lojtarit të Vitit nga UEFA
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është favorit për ta fituar çmimin e Lojtarit të Vitit nga UEFA, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca.

Ai për këtë çmim konkurrentë i ka Gareh Balen (Real Madrid) dhe Antonio Griezmannin (Atletico Madrid), përcjell Express.

Por, portugezi, në dallim me Balen dhe Griezmannin, ka më shumë trofe të fituar sezonin që e lamë pas.

Ai fitoi Ligën e Kamionëve me Real Madridin dhe Kmapionatin Evropian ‘Franca 2016’ me Portugalinë, shkruan Express.

Ky çmim pritet të ndahet sonte në Monaco, nga ora 18:00, gjatë hedhjes së shorit për Ligën e Kampionëve. /Express/