Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respekit global për të moshuarit.
Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqëndrohen tek të moshuarit.
Radiot, televizonet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.
Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.
Diskutimet janë përqëndruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.
Imazhet e njerëzve të moshuar nga kultura të ndryshme dhe prejardhje nga mbarë bota janë përdorur në mjetet promovuese të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve prej 1 Tetorit të vitit 1991.