Dita kur ndryshoi bota e Dianës

29.07.2020 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dita kur ndryshoi bota e Dianës

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat tona. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve.

Kur Diana Spencer u takua me princin Charles lindi një histori dashurie. Diana ka qenë e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re. Ata u takuan për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16-vjeç dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën.

Diana i bëri shumë përshtypje atij, por ishte ende e re për t’u lidhur me të.

Në vitin 1980, Diana dhe Charles u takuan sërish dhe atëherë nisën të dilnin bashkë. Gjashtë muaj më pas, ai i propozoi të martoheshin. Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1981 dhe Diana e zgjodhi unazën e martesës nga koleksioni Garrard’s: një safir Ceylon 12 karatë, i rrethuar nga 14 diamante prej ari të pastër 18 karatë.

Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”.

Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që u martua me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.

Dita e dasmës së Ledi Dianës me princin Charles u caktua si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3.500 veta, ndërsa 750 milionë të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, ka thënë Diana.

Fustani i nusërisë së Dianës ishte një fustan i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë.

Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 paund. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.

Edhe pse do të ishte nuse në familjen mbretërore, Diana vazhdoi të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Sapo u bë princeshë e Uellsit, ra në sy përkushtimi i Ledi Dianës për kauzat e bamirësisë. Ajo kishte shumë dëshirë të punonte për fëmijët dhe kjo dukej qartë në veprat e saj të bamirësisë.

Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe mori pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni.

“Sëmundja më e madhe prej nga vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, ama mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, është shprehur princeshë Diana./kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Rrjeta kundër mushkonjave
artikull i sponzorizuar


Dita kur ndryshoi bota e Dianës

Dita kur ndryshoi bota e Dianës

Goditje e rëndë për Arsenalin, Shkodran Mustafi mungon deri në tetor

Goditje e rëndë për Arsenalin, Shkodran Mustafi mungon deri në tetor

IHMK: Moti për dy ditët e ardhshme

IHMK: Moti për dy ditët e ardhshme

Dembele më në fund rikthehet në stërvitje me Barcelonën

Dembele më në fund rikthehet në stërvitje me Barcelonën

Dy klube angleze garojnë për transferimin e Muriqit

Dy klube angleze garojnë për transferimin e Muriqit

“Arsenali ka qenë në rënie të lirë që gjashtë vjet”

“Arsenali ka qenë në rënie të lirë që gjashtë vjet”

Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv

Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv

Koronavirusi merr jetën e ish futbollistit të KF Ballkanit

Koronavirusi merr jetën e ish futbollistit të KF Ballkanit

5 gjëra që liderët mund t’i bëjnë për ta promovuar transparencën në punë

5 gjëra që liderët mund t’i bëjnë për ta promovuar transparencën në punë

Ronaldo arrin rekordin historik, askush nuk ia kishte dal që nga sezoni 1933/34

Ronaldo arrin rekordin historik, askush nuk ia kishte dal që nga sezoni 1933/34

Ramos dhe Pilar Rubio sjellin në jetë fëmijën e katërt

Ramos dhe Pilar Rubio sjellin në jetë fëmijën e katërt

​Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashian

​Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashian

Roma fiton me një penallti në fund, Immobile +4 nga Ronaldo

Roma fiton me një penallti në fund, Immobile +4 nga Ronaldo

​Vdes ylli i filmit “Gone with the Wind”

​Vdes ylli i filmit “Gone with the Wind”

Ledri Vula flet për shtatzëninë e Sarës dhe gjininë e bebes – (Video)

Ledri Vula flet për shtatzëninë e Sarës dhe gjininë e bebes – (Video)

Ekranet e telefonit janë më rezistues: Mbrojtja e koronavirusit gjithashtu po testohet

Ekranet e telefonit janë më rezistues: Mbrojtja e koronavirusit gjithashtu po testohet