Dita e rivarrimit të Isa Boletinit, e veçantë për Mitrovicën e shqiptarinë

10.06.2015 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dita e rivarrimit të Isa Boletinit, e veçantë për Mitrovicën e shqiptarinë

Në Mitrovicë është mbajtur seancë e Kuvendit Komunal, në nderim të figurës së Heroit Kombëtar, Isa Boletini me rastin e rivarrimit të eshtrave të tij në fshatin e lindjes, Boletin.

Përveç këshilltarëve, në këtë seancë mori pjesë dhe foli edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e po ashtu edhe personalitete të shumta të jetës politike dhe publike të nivelit qendror dhe lokal, familjarë të Heroit Isa Boletini dhe mysafirë të tjerë.

Ne, si qytetarë të Mitrovicës, përveç ndjenjave të veçanta të krenarisë, sot duhet të tregojmë një kulturë të lartë të përgjegjësisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. Ta përcjellin Bacën Isë për në vendlindjen e tij ashtu siç na ka hije, ngase kështu e nderojmë edhe më shumë veprën e tij por dhe rrugën tonë të zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik, theksoi kryetari Veseli.

Pas intonimit të himnit shtetëror dhe kombëtar, në fjalën e tij, kryetari Veseli vuri në dukje rrethanat në të cilat u brumos dhe shqua si luftëtar i paepur Heroi Isa Boletini ndërsa këtë ditë ai e konsideroi të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës e sidomos Mitrovicës, sepse sot po realizohet një ëndërr e brezave të tërë që eshtrat e tribunit popullor të prehen në tokën e të parëve të tij.

“Në kohë të vështira për vendin dhe kombin, Isa Boletini u vu në ballë të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Me fuqinë e fjalës së tij ai udhëhoqi shumë kuvende për çështjen kombëtare dhe me guximin e tij prej komandanti popullor udhëhoqi shumë beteja, nga Kaçaniku deri në Shkup, nga Shkodra deri në Vlorë. Në vjeshtën e rëndë të viti 1912, Isa Boletini u nis nga malet e Kosovës për t’u vënë në mbrojtje të shtetit shqiptar të sapo shpallur në Vlorë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Z. Veseli vuri në dukje rëndësinë e rrolit të Isa Boletinit në mbrojtjen e çështjes kombëtare, angazhimin e tij të pandalshëm në diplomacinë dhe rrjedhat ndërkombëtare ku prekej interesi nacional si dhe aktivitetet e tij diplomatike jashtë vendit, duke e bërë kombin, Kosovën dhe Mitrovicën krenare.

“Ne si qytetarë të Mitrovicës, përveç ndjenjave të veçanta të krenarisë, sot duhet të tregojmë një kulturë të lartë të përgjegjësisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. Ta përcjellin Bacën Isë për në vendlindjen e tij ashtu siç na ka hije, ngase kështu e nderojmë edhe më shumë veprën e tij por dhe rrugën tonë të zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik”, theksoi kryetari Veseli.

Pas mbledhjes solemne, para Kuvendit Komunal në Mitrovicë, u vendos arkivoli i Isa Boletinit me ç’ rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bëri homazhe dhe vuri kurorë me lule.

Aktivitetet e tjera rreth rivarrimit të Isa Boletinit vazhdojnë me ceremonitë në Stadiumin e qytetit.

 

/express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reperi Stresi, kapet me femra!

Reperi Stresi, kapet me femra!

Rasti “Veteranët”, Ramush Haradinaj s’shkon në seancë

Rasti “Veteranët”, Ramush Haradinaj s’shkon në seancë

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Konjufca në Konferencë me Ivica Daçiqin

Konjufca në Konferencë me Ivica Daçiqin

Kinezët po e përhapin me qëllim koronavirusin, pështyjnë edhe në ashensor

Kinezët po e përhapin me qëllim koronavirusin, pështyjnë edhe në ashensor

Interi i pasur ka marr vendim për shitjen e Martinez

Interi i pasur ka marr vendim për shitjen e Martinez

Burg për hajnin e pulave

Burg për hajnin e pulave

Edhe pse ka pasur ndër vite rritje të buxhetit për reforma në arsim dhe suksesi dihet, ministrja Bajrami thotë se Qeveria Kurti do të rris përsëri buxhetin

Edhe pse ka pasur ndër vite rritje të buxhetit për reforma në arsim dhe suksesi dihet, ministrja Bajrami thotë se Qeveria Kurti do të rris përsëri buxhetin

Nis Samiti i Londrës

Nis Samiti i Londrës

Nuk dihet se si janë punësuar, mirëpo nënpunësve kërkohet që mos t’i shkëputet kontrata

Nuk dihet se si janë punësuar, mirëpo nënpunësve kërkohet që mos t’i shkëputet kontrata

Sipas AAK’së, taksa paska rritur punësimin!

Sipas AAK’së, taksa paska rritur punësimin!

Ministri i Jashtë i Kosovës ngushëllon homologun turk për viktimat nga termeti

Ministri i Jashtë i Kosovës ngushëllon homologun turk për viktimat nga termeti

Për herë të parë krah njëri-tjetrin  Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq!

Për herë të parë krah njëri-tjetrin Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq!

Rrëfimet e grave kosovare: Këto janë torturat që i përjetuam në Siri

Rrëfimet e grave kosovare: Këto janë torturat që i përjetuam në Siri

Hoxha kontraverz dhe xhemati i tij  nga Drenica, protestojnë para BIK’ut

Hoxha kontraverz dhe xhemati i tij nga Drenica, protestojnë para BIK’ut

Kurti do ta takoj Bërnabiqin, pa kërkuar kjo e fundit falje për krimet e kryera nga Serbia para dhe gjatë vitit 1999 !

Kurti do ta takoj Bërnabiqin, pa kërkuar kjo e fundit falje për krimet e kryera nga Serbia para dhe gjatë vitit 1999 !