Dita e parë e Shaqirit në Liverpool, takimi me shokët e rinj të klubit dhe lumturia e tij

E publikuar: 14/07/2018 07:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtari më i ri i Liverpoolit pasi ka kaluar në Stoke City.

Ai sot e ka e ka mbyllur transferimin për 13 milionë funte (14.7 milionë euro).

Xherdan Shaqiri ka mbërritur në Melwood (qendrën stërvitore të Liverpolit) të premten.

Fotografi i klubit ia ka bërë disa foto mjaftë të bukura kur ka arritur në këtë vend, është takuar me trajnerin Jurgen Klopp, por edhe me bashkëlojtarët.

Lojtari 26 vjeçar është bërë blerja e tretë e klubit, pas Fabinhos dhe Naby Keitan.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin.

Shaqiri është dukur mjaftë i lumtur në Melwood, ku ka kryer testet mjekësore dhe ka bërë foto me fanellat e reja. /Telegrafi/