Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

20.08.2019 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Është mijëra herë më e vogël se shumë insekte të tjera, por mijëra herë më e rrezikshme; mushkonjat janë përgjegjëse për vdekjen e 725 mijë njerëzve në vit.

Vrasësit e vërtetë janë në fakt sëmundjet që transmetohen nga pickimi i mushkonjave; malarja, ethet hemorragjike, të verdha, ethet e Nilit, zika etj. Dhe pikërisht për të sensibilizuar mbi rëndësinë e mbrojtjes nga mushkonjat, 20 gushti, në të gjithë botën, shënohet si Dita Botërore e Mushkonjave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, përllogarit se sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat, përfaqësojnë 17 përqind të të gjitha sëmundjeve infektive. Shifrat, sipas një përllogaritjeje të fondacionit Bill e Melinda Gates-it, e bëjnë mushkonjën kafshën më vdekjeprurëse për njeriun.

Mushkonjat vrasin çdo vit 725 mijë persona, më shumë se gjarpërinjtë, 50 mijë apo qentë, 25 mijë, që pasojnë në klasifikim. Vetëm njeriu është thuajse po aq vdekjeprurës për vetveten, por bilanci i vrasjeve dhe luftërave ndalet në 425 mijë viktima në vit.

Armëve të shumta, të eksperimentuara deri më tani kundër këtyre insekteve, kohët e fundit i janë shtuar edhe vetë mushkonjat; në të gjithë botën po bëhen eksperimente që parashikojnë hedhjen në qarkullim, në natyrë, të ekzemplarëve të sterilizuar me modifikime ADN-je ose përmes rrezatimeve apo ekspozimit ndaj baktereve.

/Top Channel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


PSG refuzon ofertën e Barcelonës për Neymar (VIDEO)

PSG refuzon ofertën e Barcelonës për Neymar (VIDEO)

E quajtën “Porsche e Parë”, doli në ankand për 20 milionë dollarë, por dështoi (Foto)

E quajtën “Porsche e Parë”, doli në ankand për 20 milionë dollarë, por dështoi (Foto)

Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Rita Ora përfundon turneun në Azi: Kalova kohën më të mirë

Rita Ora përfundon turneun në Azi: Kalova kohën më të mirë

Atletico nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

Atletico nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

VAJZA TË ZHVESHURA E ‘BELLY DANCE’, PUBLIKOHET VIDEOKLIPI I MELINDËS

VAJZA TË ZHVESHURA E ‘BELLY DANCE’, PUBLIKOHET VIDEOKLIPI I MELINDËS

Drake bën tatuazh Beatles, arsyeja do j’u habis

Drake bën tatuazh Beatles, arsyeja do j’u habis

Era ua mbyll gojën atyre që e akuzuan për vjedhje të këngës

Era ua mbyll gojën atyre që e akuzuan për vjedhje të këngës

Gigi Hadid harron Zaynin, flirton me modelin Tyler në rrugët e New Yorkut

Gigi Hadid harron Zaynin, flirton me modelin Tyler në rrugët e New Yorkut

Shaqiri flet për Kombëtaren e Kosovës: Po luajnë futboll të bukur, jam krenar me ta

Shaqiri flet për Kombëtaren e Kosovës: Po luajnë futboll të bukur, jam krenar me ta

“Projekti i jetës time”, Capital T zbulon detaje për koncertin recital

“Projekti i jetës time”, Capital T zbulon detaje për koncertin recital

Enca aktore: Ka ardhur koha ta tregoj talentin tim tjetër

Enca aktore: Ka ardhur koha ta tregoj talentin tim tjetër

Beatrix Ramosaj provokon me të pasmet në foton me bikini

Beatrix Ramosaj provokon me të pasmet në foton me bikini

UEFA tregon konkurrentët për lojtarin e vitit 2019

UEFA tregon konkurrentët për lojtarin e vitit 2019

Rita Ora pozon para pasqyrës

Rita Ora pozon para pasqyrës

Kida merr vëmendjen e veshur në të bardhë

Kida merr vëmendjen e veshur në të bardhë