Dita e derbive në Superligë, në Gjilan dhe Podujevë takohen rivalët për titull

E publikuar: 18/11/2017 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë ditën e sotme me tri ndeshje interesante.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan.

Dy rivalët e mëdhenj, Drita dhe Liria do të përballen me njëra tjetrën.

Drita në këtë takim do të hyjë me trajner të ri pas Bekim Isufi është në krye të klubit pas largimit të Milaim Zuzakut.

Mbrojtësi i Dritës, Viktor Kuka ka deklaruar për Telegrafin se do ta shohim një Dritë ndryshe sot.

“Pas pushimit që patëm jemi përgatitur mjaftë mirë për ndeshjen ndaj Lirisë, por të shohim në fushë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Kuka.

“Besoj se do ta shihni një Dritë ndryshe por kjo le të mbetet befasi”.

“Në çdo ndeshje futemi për fitore dhe kështu do të jetë edhe ndaj Lirisë. Shpresojmë t’i gëzojmë në fund tifozët tanë me trofe”, u shpreh Kuka.

Ndërkohë Liria në ketë takim vije pas fitores së madhe në derbi ndaj Prishtinës 1-0.

Mbrojtësi i majtë i Lirisë, David Domgjoni ka thënë për Telegrafin se në Gjilan udhëtojnë për rezultat pozitiv.

“Drita është një rival direkt dhe besoj që është momenti i duhur për ne që të fillojmë rrugëtimin drejt kreut”.

“Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe jemi gati për një ndeshje të mirë ku shpresojmë në rezultat pozitiv”, deklaroi Domgjoni.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë në ndeshjen mes liderit aktual Llapit dhe Feronikelit.

Llapi vije në këtë ndeshje pas humbjes 2-0 nga Gjilani, ndërsa Feronikeli pas tri fitoreve radhazi.

Ndeshja e fundit e paraparë të zhvillohet ditën e sotme do të luhet në Mitrovicë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të mirëpres skuadrën e fundit në tabelë Vllazninë e Pozhoranit. /Telegrafi/