Dita e 14-të e të riut në karantinë: Jemi si n’burg, distanca hiç ma shumë se 50 cm!

E publikuar: 03/05/2020 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast tragjik ndodhi pasditën e sotme në Qendrën e Konvikteve, e cila është shndërruar tash e sa javë në karantinë.

Një 26 vjeçar kërceu nga kati i 5-të, e që më pas vdiq në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

Një i ri tjetër, i cili është një nga të karantinuarit, Sh.B në rrjetin social Facebook, ka publikuar një status, i cili shprehet të jetë i indinjuar me vendimin e MSH-së që për të qëndruar të izoluar.

Ai tregon se nga 105 persona që kanë ardhur nga Zvicra, sot është dita e 14-të, ndërsa janë më pak se 20 persona të karantinuar.

Ai madje thotë se personat që kanë dalë nga karantina, kanë pasur njoftësi.

Ky është postimi i plotë:

Sot 14 ditë n’KARANTIN!

Është me t’vertet e t’merrshme kjo që ndodhi sot në qendrën e studentave që u vetëvra një i ri i moshës 26 vjeqare, është edhe më e t’merrshme kjo “rregullore apo ligj” që meu mbajt na t’mbyllun nga 16 ditë, ama qershia mbi tortë është se në konvikt prej datës 20.04.2020 sa kam ardh un në bazë të njoftimeve në media u dasht meu kan me shifra afërsisht mbi 300 persona apo t’burgosun ma mir me than se qashtu jemi, e sot jemi më pak se 150 persona.

105 persona kemi ardh prej zvicrres, sot jemi ma pak se 20 persona, e di qysh kan dal, e di qysh kan shkru email, e di qysh kan fol me mjekun edhe kan arrit me dal jasht.

Ja vlen me përmend se kta persona t’cilët kan dal me t’njofshëm apo me ndihmë të mjekut, kanë dal pas orës 21:00 n’mbramje, qysh në ditën e dytë dhe të tretë të karantinës.

Distanca apo kujdesi për vehtën 100% kish pas meu kan n’shpi n’familje t’tonat se sa ktu, ktu u leju me lu letra, u leju me lu shah, kan nejt mbi 10 persona me nji dhom.

Distanca ndërmjet njani tjetrit u kan hiq ma shum se 50 cm.

Jemi si n’burg, krejt shka kemi drejt me porosit prej jasht me na pru janë vetëm cigare, kafe edhe barna.

Neve nuk na lejohet me porosit, ushqim ose naj sen tjeter, po më e keqja që është nuk na lejohet as uj me ble, detyrohemi që krejt ditën me kalu me nji shishe të vogël.

Nuk e di ku është qëllimi i këtyre masave të tmerrshme, nuk kam arrit me kuptu deri tash!

“Të lumt Ministër”