Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit

E publikuar: 27/10/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në xhudo në Grand Slamin që po mbahet na Abu Dhabi.

Distria Krasniqi është stolisur me medaljen e argjendtë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë u mposhtë në finale nga Munkhbat Urantsetseg e Mongolisë, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Megjithatë, paraqitja e Krasniqit ishte e mirë pasi shënoi katër fitore deri te arritja në finale e këtij Grand Slamit.

Distria në çerekfinale me ippon mundi kinezen, Yanan Li, ndërsa më herët mposhti edhe sllovenen, Marusa Stangar dhe ukrainasen, Maryna Cherniak.

Në gjysmëfinale, xhudistja jonë mposhti kampionen Olimpike, Paula Pareto.

Më vonë ndeshjet finale do t’i zhvillojnë edhe dy xhudisten tjera nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. /Telegrafi/