Distria Krasniqi e artë në “Grand Prix”

E publikuar: 17/11/2017 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg në turneun prestigjioz “Grand Prix” që u mbajt në Hagë të Holandës.

Distria u dëshmua superfuqi në finale, e cila për 34 sekonda e mposhti Estrella Sheriff Lopez nga Spanja.

Distria ka qenë e fuqishme saqë spanjollen e ka tronditur, duke mos i lënë asnjë mundësi që ajo të befasojë.

Xhudistja e jonë e menaxhoi luftën me mjeshtri dhe e kreu punën për pak sekonda.

Ajo dëshmoi formë të jashtëzakonshme dhe i shkatërroi një nga një rivalet.

Ajo për të arritur deri në finale kishte hequr qafesh tri rivale, si Julie Kemmink nga Holanda, Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia, pastaj Agata Perenc nga Polonia.