Disney blen 21st Century Fox për 71 miliardë dollarë

E publikuar: 21/03/2019 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si çdo martesë, Disney dhe Fox duhet të gjejnë rrugën e përbashkët në unionin e ri që i pret. Është një tjetër martesë korporative mes perandorisë që fshihet pas Mickey Mouse dhe krijimit të Ruper Murdoch ku së bashku ka 71 miliardë dollarë asete për të kombinuar.

Marrëveshja u finalizua me 20 Mars do të përcaktojë të ardhmen e dy prej studiove më të mëdha të Hollivudit.

Asetet që Murdoch i ngelen janë Fox Broadcast Network, Fox News Channel dhe Fox Sports. Kompania do të jetojë si Fox Corporation.

Por Disney nuk ishte kompania e vetme që kishte synuar blerjen e Fox. NBCUniversal, firma që fshihet pas kabllorit Comcast, kishte aplikuar një strategji agresive për Fox çka bërë që Disney ti kushton 52 miliardë dollarë sigurimi i të drejtave të Fox.

Tashmë Disney i mbetet të vendosë se çfarë duhet të bëjë me këto asete dhe sesi do të vendosen brenda aktivitetit të një prej studiove më të mëdha të Hollivudit. /PCWorld Albanian