Disa veprime që ju bëjnë të paharrueshme për një mashkull

25.01.2016 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Disa veprime që ju bëjnë të paharrueshme për një mashkull

Çdo njeri ka performancën e tij seksuale dhe është i veçantë. Askush nuk sillet në të njëjtën mënyrë gjithmonë në shtrat, por mund të përmirësojë sjelljen e tij seksuale, maturohet më tepër, etj. Edhe pse sot informacioni mbi mënyrat e të sjellurit në shtrat, komunikimi në çift, sjellja seksuale, etj. mund të gjendet në çdo gazetë, revistë, internet, etj. secili ka krijuar aftësitë e veta në këtë fushë. Por meqenëse femrat janë ato të cilat ngurojnë më tepër për të marrë iniciativën dhe për të shprehur atë që duan, ju vijnë në ndihmë disa detaje që i bëjnë të ndihen më të zonjat. Një mashkull duhet përkëdhelur dhe prekur para se ta çosh në rrugën e parajsës.

Ja disa këshilla për femrat që e bëjnë një mashkull të mos ju harrojë kurrë.

Prano trupin tënd

Të gjitha kemi komplekse të vogla e të mëdha, po pse duhet të flasim vazhdimisht rreth tyre? Ai nuk është mikja jote më e mirë e as psikologja. Në një situatë si kjo, roli i tij nuk është të të ngushëllojë. Ti je në krahët e tij. Kjo do të thotë që të pëlqen. Prandaj mos u anko, dhe ndjehu e qetë për paraqitjen tënde. Sa më shumë të ndihesh rehat aq më shumë do përfitosh. Që të dy.

Eksitoje

Për të rritur dëshirën, ja misioni yt. Po kujdes, nuk bëhet fjalë thjesht për të ndezur epshin. Atë mund ta bëjnë të gjitha: një dekolte e theksuar, një vështrim, një pozicion eksitus. Bëhet fjalë për një punë graduale të ngadaltë ngacmuese, një ftesë për kënaqësi që, do ta bëjë të humbasë mendjen. Që nga çasti kur dëshira shfaqet në atë që gjestet e tua tregojnë një dëshirë të fortë. Mëso t’i bësh gjërat me qetësi e mos harro që pritja ngacmon ndjenjat. Mos iu dorëzo tundimit që natën e parë, por tregoji se je e interesuar. Ndize fitilin, por mos shpërthe shpejt. Kjo është një strategji e vërtetë. Do t’i dhurosh një eksitim të këndshëm. Zgjidh ti kur t’i afrohesh shtratit e t’i japësh fund vuajtjeve të tij.

Lëre të të shoh

Tek meshkujt dëshira kalon nëpërmjet syve. Pse atëherë t’ia heqësh këtë kënaqësi? Mos e shuaj dritën e lëre të të shohë.
Zgjidh pozicione eksituese: harko shpinën, shtrëngo gjoksin mes krahëve. Mos i mbyll sytë: shijoje dhe ti spektaklin! Shikimet janë një nxitje i vërtetë!

Studio gjeografinë e tij erotike

Si te femrat, në trupin e meshkujve ka zona të shumta erogjene. Është e rëndësishme t’i njohësh, për t’i eksploruar më mirë.
Ka shumë mënyra për të “ngrohur” atmosferën: puthja, përkëdhelja, kafshimi, thithja, lëpirja, gudulisja. Në gjithë trupin ka zona erogjene. Buzët, qafa, pjesa e brendshme të kofshëve, organet gjenitale e, për disa meshkuj, veshët, janë fillesa të kënaqësisë. Në penis janë përqendruar mijëra receptorë të kënaqësisë. Disa zona mund të shquhen në penis. Ngacmimi në anus apo testikuj, për disa është i padurueshëm, për disa dhuron një kënaqësi të vërtetë. Përkëdhelja me gishta i membranës së zonës ndërmjet anusit dhe penisit shpërthen orgazmën. Te meshkujt, pika e famshme G është midis uretrës e prostatës, në murin e brendshëm, atë që ndan trupin e penisit nga anusi. Pra nuk është e lehtë që të arrihet, por me pak stërvitje dhe lubrifikant, çdo gjë është e mundur.

Shprehu me ze

Gjithçka qëndron në të shprehurit e dëshirave dhe asaj që të jep kënaqësi. Zërat e ngacmojnë partnerin. Më të ndrojturat, të mbështeten te frymëmarrjet e te indikacione të thjeshta, pasi përbëjnë një hap të rëndësishëm. Më të guximshmet do të nxjerrin klithma e do të jenë më të drejtpërdrejta. Duke u përfshirë, do të humbasësh ndrojtjet e do të përfitoni të dy. Partneri i inkurajuar e i gëzuar nga sjellja jote, do tregohet më entuziast e i kuptueshëm. Fjalët e partneres, edhe të ashprat, janë eksituese për një burrë.

Duhet që ai të ndihet rehat

Ndryshe nga dukja, meshkujt dyshojnë shpesh te maskiliteti i tyre e mund të ndihen lehtë të pavlerë. Duhet t’i bësh të ndihen të sigurt. Tregoji që asnjë mashkull tjetër nuk të eksiton sa ai. Bëji komplimente për mënyrën si të përkëdhel dhe shprehe admirimin për disa pjesë të trupit të tij. Nuk do mundet të rrijë pa një grua që e vë në piedestal! Një sjellje shumë agresive dhe e drejtpërdrejtë mundet ta trembë, por edhe t’i përshpejtojë gjërat në atë pikë që t’ju lërë të frustruar. Mëso ta prekësh sensualisht. Mos i vër duart direkt te gjenitalet. Edhe burrat e vlerësojnë afrimin delikat. Përkëdheli kofshët, rrëshqite dorën në zverk. Ta bësh të ndihet i sigurt nuk do të thotë ta trajtosh si fëmijë.

Fantazo

Pothuajse çdo njeri ka fantazi ose në formë imazhesh kalimtare, ose historish shumë të detajuara, sidomos femrat. Ato shprehin atë çka gjendet thellë në ndërgjegjen e njeriut, pjesë të së cilës duhen eksploruar dhe njohur. Mendimet dhe imazhet që mbarten në mendje mund të provokojnë reagime të forta fizike. Disa studiues seksologë pranojnë se truri është organi më i rëndësishëm që jep kënaqësi seksuale dhe disa gra kanë pranuar se ato mund të arrijnë në orgazëm vetëm duke fantazuar. Në fantazi mund të jesh gjithçka që imagjinon. Por provo që fantazitë e tua t’ia transmetosh partnerit, që ai të realizojë atë çka ti dëshiron.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve