Disa të vrarë nga sulmi në Nju Jork

E publikuar: 31/10/2017 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Nju Jork tha se disa njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi janë goditur me kamion në një zonë çiklistësh në lagjen Menhatën.

Një burrë që ka dalë nga automjeti u qëllua dhe u arrestua nga policia.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës, pasi operacioni është në zhvillim e sipër.

Dëshmitarët thanë se një kamioni ka hyrë në zonën e çiklistëve dhe ka goditur kalimtarët, përpara se shoferi i automjetit të hapte zjarr.

Mediat amerikane po e cilësojnë incidentin si “sulm terrorist”.