Disa sekonda para se të fillonte emisioni, gruaja sulmon burrin – e la me hundë dhe gojë të përgjakur (Video)

E publikuar: 29/01/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e zemëruar është filmuar duke sulmuar burrin e saj para një emisioni televiziv – duke e lënë atë me hundë dhe gojë të përgjakur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga një telefon celular që tregojnë një grua e cila tregon zemërimin e saj, para se të fillonte emisioni i një televizioni rus, i emërtuar “Çështjet familjare”.

Përkundër përpjekjeve të tjerëve për ta ndaluar, gruaja arrin ta përdor çantën e saj për ta goditur burrin, derisa ai tenton të largohet.

Në emisionin ku trajtohen çështjet familjare, dy palët diskutojnë ankesat e tyre personale para një gjyqtari.

Besohet se seanca e asaj dite i ishte dedikuar çiftit, emrat e të cilëve nuk janë raportuar. /Telegrafi/