Disa nga shenjat se fëmija juaj po mendon për vetëvrasje

E publikuar: 07/04/2017 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fëmijët janë qenia më e ndjeshme dhe kujdesi ndaj tyre është po aq i ndjeshëm. Mosha e adoleshencës në veçanti, karakterizohet me ndryshime të cilat ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve.

Shpesh dëgjojmë raste të vetëvrasjes së fëmijëve por si mund ta dini se fëmija juaj po përballet me probleme dhe mund të mendojë për vetëvrasje?

Këto janë disa nga shenjat:

Kërcënimet për vdekje bëhen të zakonshme;
Bënë pyetje të vazhdueshme për jetën pas vdekjes;
I kujton familjarët e vdekur;
Fillon bamirësinë me një iniciativë të madhe;
Ju flet miqve për vdekjen;
Ka dëshirë të madhe të dijë për vdekjen;
Shkruan për fantazi rreth vdekjes;
Rri zgjuar shumë;
Shmang sportin;
Irritohet shpesh;
Ndryshon sjelljet;
Ka pamje neglizhuese./indeksonline