Disa këshilla se si mund të humbni peshë pas shtatzënisë

E publikuar: 12/01/2016 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A ju ka lënë shtatzënia me kilogramë të tepërt?
Ja disa këshilla se si mund të humbni peshë pas shtatzënisë:
Nëse keni qenë në peshë normale dhe keni shtuar 10-15 kg, do t’ju duhen më shumë se dy muaj që të ktheheni në peshën fillestare nëse do të kontrolloni ushqimin dhe do të bëni aktivitet fizik. Nga ana tjetër, nëse para shtatzënisë keni qenë mbi peshë dhe gjatë saj keni shtuar përsëri kilogramë, do t’ju duhet deri në një vit kohë për t’u dobësuar.
Në të dyja rastet, kilet do të mbeten nëse nuk do të merrni masa për t’i larguar dhe pasojat do të ndihen edhe pas 15 apo 20 vjetësh.
Nënat duhet të jenë shumë të duruara. Ndoshta artistja juaj e parapëlqyer nuk ka dalë nga materniteti duke veshur xhinse me numër të vogël, por mos harroni se mund t’i ketë humbur kilogramët në mënyrën të papërshtatshme për trupin. Ka nga ato që këshillojnë të bëni durim, sepse trupit i është dashur nëntë muaj të përgatitet për lindjen. Po kaq e ndoshta më shumë kohë, do t’i duhet të kthehet në gjendjen para shtatzënis.