Disa ide se si të arrini rezultate më të mira nga ushtrimet

E publikuar: 10/02/2019 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filloni në mënyrë graduale

Nëse jeni fillestar/e, mos bëni shumë ushtrime dhe mos i bëni shpesh ato. Fillojeni planin me dy sesione në javë. Pas një muaji, mund t’i shpeshtoni ushtrimet dhe të ushtroni tri herë në javë. Më vonë, kur ta arrini një nivel më të lartë të përgatitjes fizike, mund të ushtroni katër apo pesë herë në javë dhe të përdorni ushtrime me intensitet më të lartë.

Bëni ushtrime të ndryshme

Duhet t’i përzgjedhni disa ushtrime që ju pëlqejnë në mënyrë që të mos hiqni dorë nga to më vonë. Një përzierje e mirë do të ishte kombinimi i dy ushtrimeve të forcës, dy ushtrimeve të kondicionit dhe një ose dy ushtrime të rigjenerimit të energjisë, ku mund të përfshihet ecja e gjatë, noti, joga ose shtendosja e muskujve.

Ndërtojeni një plan

Ju keni nevojë për një qëllim përfundimtar. Nëse dëshironi të humbni peshë, provojeni kombinimin e ushtrimeve të forcës me ushtrimet për kondicion. Për më shumë fleksibilitet, praktikojeni jogën. Sidoqoftë, të gjitha ushtrimet ndikojnë në pakësimin e stresit. Bëjeni planin tuaj ideal të javës dhe respektojeni atë.

Mos e harroni pushimin

Caktojini të paktën dy ditë pushimi në javë. Edhe atletët olimpikë pushojnë për disa ditë ose disa javë kur dëshirojnë ta rigjenerojnë energjinë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.