Disa fshatra do të mbesin pa rrymë për dy orë gjatë ditës

E publikuar: 03/05/2018 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KEDS njofton se sot në Malishevë do të ketë ndërprerje emergjente të daljes 10kV Bellanica, prej orës 12:00-14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. 605 Rilindja Kombëtare (një konsumator), rr. 608 Hamdi Berisha (një konsumator), fshatrat: Balinicë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnicë, Ngucat, Senik dhe Temeqinë.

Arsyeja e ndërprerjes është aftësimi i ndërprerësit 10kV./insajderi/