Diplomati italian në Twitter: Dialogu me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, të filloj sa më shpejtë

E publikuar: 08/06/2020 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit.

Diplomati italian në Twitter ka shkruar se gjatë këtij takimi ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në luftimin e COVID-19 dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë.

“Sot pata një takim produktiv me kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë”, shkruan Orlando. /Telegrafi/Nicola Orlando@nicolaorlando

Had productive meeting w/PM @Avdullah Hoti today. Stressed need to continue reforms path & fight corruption. Reaffirmed #Italy‘s support on #Covid & swift restart of EU-facilitated dialogue w/#Serbia. I congratulated him and called for inclusive & transparent Govt action.

🇮🇹🇪🇺🇽🇰

View image on Twitter

7Twitter Ads info and privacySee Nicola Orlando’s other Tweets