Diplomati gjerman: Ngecja e dialogut e rrezikshme, Parisi një mundësi e mirë për të rifilluar bisedimet

15.05.2019 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Diplomati gjerman: Ngecja e dialogut e rrezikshme, Parisi një mundësi e mirë për të rifilluar bisedimet

Diplomati gjerman, Thomas Ossowski, ka qëndruar dje për një vizitë në Serbi, ku është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, e më të cilën kanë biseduar për rrugën e integrimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij qëndrimi në Beograd, Ossowski në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Samitin e Berlinit dhe atë që pritet të mbahet në Paris, më 1 korrik të këtij viti.

Ossowski ka thënë se të gjithë ata që kanë folur për një dështim të Samitit të Berlinit, duhet të kuptojnë që ai takim nuk ishte një raund i ri i bisedimeve, por vetëm një takim ku palët do të shkëmbenin idetë e tyre rreth situatës së krijuar.

Ndër të tjera ai thotë se Samiti i mbajtur në kryeqendrën gjermane, ka qenë një tregues se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Gjermaninë dhe Francën.

“Takimi në Berlin e konfirmoi se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për vendet tona. Diplomacia evropiane në fakt është ndërveprim ndërmjet shteteve anëtare. Ne e pamë këtë bashkëpunim me 29 prill”, ka thënë drejtori për Çështje të Bashkimit Evropian në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

Ossowski thotë se ruajtja e komunikimit në diplomaci është një gjë shumë e rëndësishme dhe se një gjë e tillë ndodhi në Berlin.

Ndërkohë teksa ka folur për Samitin e Parisit që do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, Ossowski ka thënë se ai takim do të jetë një mundësi e mirë për të rinisur bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar dhe që, sipas tij, kjo bllokadë paraqet rrezik.

“Stagnimi i dialogut për normalizimin e raporteve bart rreziqe të caktuara. Prandaj në fillim të korrikut në Paris do të mbahet një takim, që do të jetë përsëri një përpjekje për të rinisur dialogun e Brukselit, me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, afatgjate dhe që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Gjermania dhe Franca e mbështesin formatin ekzistues të dialogut”, ka thënë Thomas Ossowski.

Në Samitin e Parisit do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e kancelares Merkel dhe presidentit Emanuel Macron. /GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Petritsch: Zgjidhja për Kosovën, pa SHBA-në dhe Rusinë

Petritsch: Zgjidhja për Kosovën, pa SHBA-në dhe Rusinë

Lista “non-grata” e mbushur kryesisht me zyrtarë e ish-zyrtarë serbë

Lista “non-grata” e mbushur kryesisht me zyrtarë e ish-zyrtarë serbë

Detaje të reja për takimin Merkel- Haradinaj në Berlin

Detaje të reja për takimin Merkel- Haradinaj në Berlin

SHBA-ja përshëndet aksionin e Policisë në veri kundër korrupsionit

SHBA-ja përshëndet aksionin e Policisë në veri kundër korrupsionit

Pamje të rënda: Video e sulmit çnjerëzor ndaj gruas rome në mes të Ferizajt

Pamje të rënda: Video e sulmit çnjerëzor ndaj gruas rome në mes të Ferizajt

9 muaj burg ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, por dënimi konvertohet në shërbim prove

9 muaj burg ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, por dënimi konvertohet në shërbim prove

Telekomi pagoi 47 euro për një metër kabllo optike

Telekomi pagoi 47 euro për një metër kabllo optike

E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

Holanda letër KE-së për vizat me Shqipërinë, ambasada: Vlerësimin e jep Komisioni Europian

Holanda letër KE-së për vizat me Shqipërinë, ambasada: Vlerësimin e jep Komisioni Europian

Vuçiq inatoset që Brukseli i reagoi Bërnabiqit pasi ofendoi kosovarët si njerëz të malit

Vuçiq inatoset që Brukseli i reagoi Bërnabiqit pasi ofendoi kosovarët si njerëz të malit

Ministrja serbe e quan të pakujdesshme deklaratën e Brnabiq për “njerëzit e malit”

Ministrja serbe e quan të pakujdesshme deklaratën e Brnabiq për “njerëzit e malit”

LDK-ja s’e merr seriozisht idenë e Thaçit për bashkim me Shqipërinë

LDK-ja s’e merr seriozisht idenë e Thaçit për bashkim me Shqipërinë

Punësimet politike mbajnë peng reformat në administratën publike

Punësimet politike mbajnë peng reformat në administratën publike

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

“Në regjistrin për arrestim në veri 46 persona, serbë, shqiptarë e boshnjakë”

“Në regjistrin për arrestim në veri 46 persona, serbë, shqiptarë e boshnjakë”