Diplomati amerikan: Vendeve të Rajonit u duhen 30 vjet për tu bërë pjesë e BE-së

E publikuar: 05/07/2017 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës –Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Bryan Yee, ka deklaruar se rajonit i duhet edhe 30 vjet për të arritur në BE.

“Prioritet duhet të jetë progresi ekonomik. Shumica e vendeve në rajon kanë një rritje ekonomike 3 deri në katër përqind në vit, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6 përqind, nuk do të mund ta arrijnë mesataren e BE’së në 3 dekadat e ardhshme”, ka thënë Yee për NIN.

Ai gjithashtu ka folur edhe për  korrupsionin e liderëve të Ballkanit, duke thënë se SHBA nuk i mbyll sytë dhe se përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësve janë qytetarët, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim, për të dhënë këshilla nëse është e nevojshme, por herë pas here edhe për të thirrur për përgjegjësinë e partnerëve tanë, kur ne ose partnerët tanë marrin përsipër një detyrim, ne besojmë se me njëri-tjetrin duhet të kandidojnë jo me fjalë por me angazhimet e tyre. Një nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi SHBA-BE. Kudo që SHBA-të dhe BE-ja të punojnë së bashku, të punojnë në të njëjtin drejtim, zakonisht me ndonjë përparim. Unë mendoj se faktor kyç në mbarëvajtjen e vullnetit të udhëheqësve politike që të bëjnë atë që duhet dhe të pranojnë këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Ne jemi duke u përpjekur që së bashku me partnerët tanë të vendosim qëllimet e përbashkëta, edhe pse është e qartë se nuk pajtohemi me çdo vendim plotësisht. Por ajo që kemi treguar në Ballkan është dëshira e të gjitha vendeve që së pari të bëhen më të qëndrueshme, më të zhvilluar dhe të jenë të sigurt”, ka thënë Hoyt Yee kur u pyet për bisedat e vazhdueshme me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit.