DioGuardi letër ngushëllimi për Latif Kryeziun: Ishte shqiptar i mirë dhe patriot!

E publikuar: 24/07/2020 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltarja për Çështje Ballkanike në SHBA, Shirley Cloyes DioGuardi ka ngushëlluar familjen e Latif Kryeziut, pas vdekjes së këtij të fundit.

Përmes një letre, DioGuardi e ka cilësuar të ndjerin si një shqiptar të mirë e patriot, shqiptar që do të na mungojë shumë. “Që nga viti 2019, Liga Civile ka punuar me Latif Kryeziun në ndërtimin e Murit të Nderit në Prishtinë, ku shënohen e theksohen shqiptarët kosovarë që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit – program i rëndësishëm e historik ky që do ta vazhdojmë me familjen Kryeziu”. Letra e plotë:

Për: Familjen e Latif Kryeziut, Prishtinë, Kosovë

Jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e Latif Kryeziut.

E kemi njohur Latifin që nga vitet e hershme 2000, kur ai në mënyrë aktive kishte përkrahur fushatën tonë kombëtare në Kosovë, për “thyerjen e heshtjes” për nevojën që Kosova të bëhej e pavarur, si dhe “Fushatën Ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës Sot”, të filluar në mars të vitit 2004, në Uashington DC, nga Liga jonë Civile Shqiptaro-Amerikane, së bashku me të ndjerin Kongresmen Henry Hyde, atëherë Kryesues i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kongres.

Dy vjet më vonë, në mars të vitit 2006, Kryesuesi Hyde, Kongresmeni Tom Lantos, Demokrati i Lartë i Komisionit, Kongresmeni Dana Rohrabacher, si dhe ish-Kongresmeni Ben Gilman, kishin mbajtur një ceremoni në ndërtesën e Kapitolit, me Bordin e Drejtorëve të Ligës Civile, për të pranuar një milion peticione të nënshkruara nga shqiptarët e Kosovës, duke i bërë thirrje Presidentit George Bush që të njihte pavarësinë e Kosovës menjëherë. Latifi u pa në atë ngjarje. Kryesuesi Hyde më pas dorëzoi peticionet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga viti 2019, Liga Civile ka punuar me Latif Kryeziun në ndërtimin e Murit të Nderit në Prishtinë, ku shënohen e theksohen shqiptarët kosovarë që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit – program i rëndësishëm e historik ky që do ta vazhdojmë me familjen Kryeziu.

Latif Kryeziu ishte shqiptar i mirë e patriot, shqiptar që do të na mungojë shumë.

Sinqerisht,

(nënshkrimi) (nënshkrimi) SH.T. Joseph J. DioGuardi Shirley Cloyes DioGuardi Kryetar, AACL Këshilltare për Çështje Ballkanike, AACL

1607 Eagle Bay Drive, Ossining, NY 10562 Tel: (914) 923-4702 – Fax (914) 762-5102 – Email: [email protected]