Dinari valuta e dytë në Kosovë (Video)

E publikuar: 23/01/2017 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Valuta serbe “Dinari” vazhdon të jetë e tregtueshme dhe valide në Republikën e Kosovës dhe përdoret pa asnjë problem nga qytetarët nëpër komuna me shumicë të minoritetit serbë.
Kjo dukuri është e ndaluar me ligjet dhe rregulloret e Kosovës, ku si valutë e vetme zyrtare njihet   “Euro”.

Tribuna Channel ka vizituar qytetin e Graqanicës dhe ka parë nga afër  shkëmbimet tregtare që  bëhen  përmes dinarit.

Madje kjo për banorët është shumë normale dhe nuk paraqet asnjë problem.