Dilemat për dialogun pa ‘vija të kuqe’10 mars, 2019

10.03.2019 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dilemat për dialogun pa ‘vija të kuqe’10 mars, 2019

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që “nuk duhet të ketë vija të kuqe” lidhur me çështjet që mund të parashtrohen në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, ka rihapur debatet lidhur me qasjen që duhet ta ketë Kosova ndaj dialogut.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë se etapa finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë delikate dhe komplekse, ndërkaq që çështjen e “vijave të kuqe” në dialog, e shohin nga kënde të ndryshme.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që për shkak të kompleksitetit që do ta ketë finalja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, faktorët ndërkombëtarë vendimmarrës, nuk kanë predispozita që të flasin për ‘vija të kuqe’, për shkak se ato do të pamundësonin dialogun dhe krijimin e një hapësire për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në këtë kontekst, sipas tij, duhet parë edhe qëndrimin e SHBA-së për të mos pasur vija të kuqe në negociata.

“Nëse palët fillojnë të vendosin vija të kuqe, qoftë Kosova, Serbia apo përfaqësuesit e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë kjo do ta zvogëlonte hapësirën për një epilog, sepse do të ishte e pritshme që pozicionet të janë krejtësisht të kundërta. Pra, vijat e kuqe të Kosovës dhe vijat e kuqe të Serbisë nuk do të mund të puqeshin kurrë. Prandaj edhe çdo tentim për gjetjen e një zgjidhjeje do të ishte utopi”, thekson Muhaxhiri.

 

Ai ka shtuar se në rast se palët pranojnë të mos ketë vija të kuqe në negociata, kjo do ta mundësonte debatin, i cili, megjithatë, nuk nënkupton që zgjidhja e fundit do të jetë shumë e dëmshme për njërën prej palëve, por do të hapte rrugën për gjetjen e modelit që mund të jetë i pranueshëm për të gjitha palët që janë pjesë e dialogut.

Por, ndryshe mendon Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK). Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpreh mendimin që shqetësimi në Kosovë ekziston kryesisht për territorin e saj, duke theksuar se përfaqësuesit institucional, megjithatë çështjen e kufirit të vendit, duhet ta kenë “vijë të kuqe’ në negociata me Serbinë.

“Largimi apo mosekzistimi i disa parimeve negociuese është i rrezikshëm. Për përfundimin e këtyre negociatave. Ne, deri më tash, vetëm një qëndrim zyrtar e kemi pasur nga John Bolton, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit (të SHBA-së, Donald) Trump. Është i vetmi i cili ka thënë që ‘nëse palët pajtohen, për neve është pranueshme çdo zgjidhje’ dhe ka lënë të kuptohet që edhe ajo për të cilën flitet, ‘korrigjimi i kufirit’, do të ishte i akceptuar nëse palët pajtohen. Por që, pak a shumë, marrëveshja e tillë nuk shkon në përputhje me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, vlerëson Kryeziu.

Por, Kryeziu vlerëson se Kosova po shkon drejt dialogut me spektrin politik të polarizuar. Sipas tij,kjo e bën atë të pafuqishme në kuadër të negociatave, pavarësisht që tashmë Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një platformë për dialogun me Serbinë, por pa pjesën më të madhe të opozitës.

“Të gjitha partitë politike janë për dialog. Mirëpo, dialog në bazë të disa parimeve negociuese. Nuk mund të themi ne që vetëm të arrijmë marrëveshje, qoftë edhe nëse prekim në shtetësinë e Kosovës. Çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është bartur edhe në Platformë, por në qoftë se palët shkojnë me vullnet dhe pajtohen atje që të preket territori, atëherë më ajo më nuk ka të bëj me sovranitet dhe integritet”.

“Sovraniteti dhe integriteti, si parime të së drejtës ndërkombëtare, funksionojnë në momentin pala e tretë, në mënyrë të dhunshme ta cenon territorin. Por, jo në qoftë se ti me vullnet i thua ‘unë po pajtohem që ta jap një pjesë të territorit’”, shprehet Kryeziu.

Mundësinë e mosekzistimit të “vijave të kuqe” në negociata me Serbinë, me herët e kishte theksuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Më 28 qershor të vitit 2018, ai pati thënë se “nuk do të ketë vija të kuqe sikurse që kishte nga Grupi i Kontaktit në rastin e bisedimeve të Vjenës”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ekipi negociues në dialog me Serbinë dhe partitë opozitare janë shprehur kundër çdo negocimi që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, në kufijtë ekzistues.

Ditë më parë, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, u ka thënë medieve serbe që vendi i tij “nuk i tërheq ‘vijat e kuqe’, nuk përcakton se çfarë do të ndodhë, por në qoftë se ajo për të cilën do të pajtoheshin palët e stabilizon rajonin, atëherë me siguri që do ta ketë mbështetjen” amerikane. Ambasadori Scott ka theksuar se presin që palët të arrijnë vet marrëveshje nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e SHBA-së kanë theksuar se presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila, siç kanë thënë, do të përfundojë me njohje reciproke.

Siç kanë theksuar, SHBA-ja nuk është iniciatore e asnjë ideje për ndryshim të kufijve.

Megjithatë, sipas tyre, jo çdo marrëveshje do të ketë mbështetjen e SHBA-së, duke rikujtuar se sidomos shkëmbimi i territoreve si opsion, bart edhe pasoja politike, ekonomike, por edhe ato të sigurisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës