Dilara e “Fate të lidhura”: Kam kaluar çrregullime psikologjike

E publikuar: 31/03/2016 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është zonja pasanike gjithë klas në serialin “Fate te lidhura”, që po transmetohet në “AlsatM”.

Në këtë produksion të “Endemol” bazuar në një bestseller, aktorja Ebru Özkan është gruaja e Xhihanit. Martesa e tyre tronditet nga afrimiteti i burrit të saj me Gylseren, gruas që vinte nga një jetë e varfër. Xhihan është një burrë i martuar dhe me dy fëmijë, baba dhe biznesmen i mire, por një njeri jo i lumtur. Mediat turke shkruajnë se misteri në rol i shkon gruas së tij, aktores 37 vjeçare dhe 1.73 m e gjatë, pasi dhe në jetë ajo është si një kuti e mbyllur. Shumë pak dihej për të jashtë ekranit për vite me rradhë, përveçse komentohet si aktorja me buzët e kuqe dhe me trishtim të lehtë përreth portretit. Pak para se të përfundote lidhjen e saj me aktorin Nejat Isler, Özkan duke folur për botën e brendshme shpirtërore thotë se dashuria e ka bërë këtë që është, por dashuria me kimi e ka sëmurur. Për të mësuar më shumë rreth aktores, që gjatë gjithë karrierës ka folur vetëm për aktrimin, lexoni këtë intervistë.

Sikur ta nisim rrëfimin për ty nga Ankaraja, vendlindja jote, çfarë kujton? Po, unë kam lindur në Ankara, në një familje me dy motra dhe një vëlla. Për gjashtë vjet kam jetuar me babain tim (një i vetëpunësuar, në një fshat të vogël në Nevsehir Hacıbektaş. Kam kaluar një fëmijëri të vetmuar. Por kjo mënyrë jetese më ndihmoi të zhvilloja imagjinatën. Dhe kur u vendosa në Ankara, ku ndoqa studimet për arte pranë Departamentit të Universitetit të Ankarasë në Fakultetin e Gjuhës dhe Historisë, doli në pah formimi im. Në vitin 2006 u takova me njerëzit e duhur, kështu që vazhdova rrugën e aktrimit.

Nga mënyra se si funksion duket se e keni jetën shumë sterile. A ke menduar ndonjëherë për defektet e tua?

E vërteta është që jam paksa e fiksuar dhe vuaj nga autokontrolli. Po përpiqem ta zbus këtë defekt me kohën.

Si aktore e industrisë komerciale të filmit ndihesh e shfrytëzuar? Ndikojnë për keq në jetën tënde rolet e tua?

Unë e shoh kinemanë si cikël jete, ku veç të tjerave dashurojmë dhe vdesim. Nëse refuzon të puthësh kolegun në film, me frikën se kjo do të ndikojë për keq në lidhjen tënde reale, atëherë këtu fillon autoçensura dhe dilemat, nëse duhet ta marr përsipër këtë rol apo jo.

Ju e aplikoni autoçensurën në punën dhe jetën tuaj?

E vërteta është që unë sillem gjithmonë në mënyrën që ndiej. Për fat të mirë nuk mund të jetoj me mendimin e të tjerëve për mua.

Si do e komentoje këtë moment të jetës tënde?

LEXO EDHE
‘Dilara’ tregon për puthjen që shkaktoi largimin e ‘Gylserenit’ (Foto)
Shumë të këndshme, sepse di të gëzoj çdo gjë të mirë që më ndodh. Ngaqë shpresoj shumë në jetë, unë si person nuk e njoh zhgënjimin apo thyerjen. Pasuria që mbetet nga një histori e mbyllur, për mua është përvoja. Sa bukur është të kesh shumë të tilla.

Së fundmi keni përjetuar ndarjen nga aktori i njohur, Nejat Isler. Si ndikojnë tek ty historitë e dashurisë?

Dashuria më bën ajo që jam. Ajo ndikon në kiminë time, edhe pse në periudha të caktuara me jep çrregullime psikologjike. Dashuria me kimi më sëmur, por mendoj se dashuria është hallka kryesore e jetës.

Si hyn një burrë në jetën tënde?

Me sinqeritetin e tij.

Kombinimi i dy njerëzve brenda të njëjtit profesion e bën të mërzitshme lidhjen?

Jo, dy njerëz brenda të njëjtit profesion dinë ta ushqejnë mirë njëri-tjetrin shpirtërisht, ndajnë të njëjtat probleme dhe festojnë arritjet e secilit siç dinë ata.

Shumë serioze në dukje, por bën përshtypje me të kuqin e buzëve në ngjyrë të kuqe. Pse ky ekstrem për një vajzë klasike si ty?

Kam 15 vite që përdor buzëkuq të kuq, pasi më pëlqen kontrasti i ngjyrës së bardhë të lëkurës me të kuqen. Por nëse më pyesni për veshje, unë nuk kam asnjë veshje të vetme të kuqe në gardërrobën time.

Me natyrën e tërhequr që ke mendon se ke humbur shumë role të rëndësishme?

Jo. Disa gjëra të bukura i tërheqim duke mos i kërkuar.

Mendoni se mund t’ju urrejë dikush? Jo, sepse unë jam një grua që jetoj brenda botës sime. Besoj se jam një ngjarje e lumtur për këdo që më njeh.

Çfarë është martesa për ty, familja të duket një ide e mirë?

Unë e dua konceptin e familjes. Kam shumë miq rreth meje të martuar dhe të tjerë të divorcuar. Për ta ruajtur familjen vetëm pak më shumë përpjekje duhet. Njerëzit duhet të tolerojnë më shumë njëri-tjetrin për të ruajtur lidhjet që kanë krijuar.

Ju nuk jeni një nënë, e kishit të vështirë të hynit në rol tek “Fate të kryqëzuara?

Instikti i mëmësisë është i lindur. E kam përjetuar fort rolin e nënës në serial.

Pra, dëshiron të kesh fëmijë? I dua fëmijët. Sigurisht, që dua të kem fëmijë.