Dikush i VV’së spiunon krahun e Molliqajt, po pinë cigare në Kuvend

E publikuar: 28/02/2018 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV’së që deri tani ishte në paraburgim Frashër Krasniqi, u prit me torte në Kuvend nga krahu i Dardan Molliqajt. Por, një person i cili punon në Vetëvendosje ka spiunuar takimin e tyre, kështu duke publikuar një fotografi ku shihet deputeti i VV’së Dukagjin Gorani me cigare në dorë, brenda hapësirës së brendshme të ndërtesës së Kuvendit
Fillimisht këtë fotografi e publikoi vetë Frashër Krasniqi, ku shihen të gjithë deputetët e VV’së që e përkrahin atë. Mirëpo, Temsi Semi (siç i shkruan në Facebook) e ka publikuar të njëjtën fotografi, por më afër, me mbishkrimin “Kur deputetët brenda zyrave te Kuvendit shkelin ligjin e pierjes se duhanit”.

Temsi Semit në informacionet e publikuara në Facebook, i shkruan se punon në Lëvizjen Vetëvendosje. Fotografi kryesore të profilit të tij, ai mbanë fotografinë e Albin Kurtit./GazetaExpress/