Dikush vazhdon ta terrorizojë Valon Llukën në Gjakovë, tash ia djegin makinën [FOTO]

E publikuar: 22/11/2015 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë rreth orës dy pasmesnate i është djegur makina bashkëpunëtorit të Behgjet Pacollit në Gjakovë, Valon Lluka

Lluka njihet si njeri i afërt me kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari, ndonëse nuk ka asnjë pozitë në administratë.

Ai ka të hapura disa fabrika në Kosovë bashkë me Presidentin e AKR’së, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që terrorizohet Valon Lluka.

Më herët atij i kishin vendosur një bombë tek shtëpia e tij, të cilën policia kishte arritur ta tërhiqte me sukses.

Valon Lluka është djali i Masar Llukës, asamblist i AKR’së në Komunën e Gjakovës.

​Dikush vazhdon ta terrorizojë Valon Llukën në Gjakovë, tash ia djegin makinën [FOTO]