Dikur kishte 150 kilogramë, pas ndërhyrjes kirurgjikale i humbi 90 kilogramë – tani po habiten të gjithë me linjat e saj trupore (Foto)

E publikuar: 17/05/2018 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë nga Brazili ka pranuar se ka humbur dhjetëra kilogramë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i është nënshtruar.

Jessica Valitutto kishte humbur 90 kilogramë, pasi i është nënshtruar një operacioni në lukth në vitin 2010, transmeton Telegrafi.

Por, pasi që humbi kilogramët e tepërt, Jessica u detyrua të kryej edhe një operacion tjetër – heqjen e lëkurës së tepërt dhe këtë gjë e ka dokumentuar tek 907 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Jessica e cila në kulmin e obezitetit peshonte 150 kilogramë, thotë se ndërhyrjet nuk ishin mrekulli, pasi i është dashur të punojë shumë që të ruaj linjat trupore.

Pas operacioneve anagazhoi trajner personal që i ndihmoi me dieta dhe ushtrime fizike në palestër.

Por, me vullnetin e madh që të ndryshoi, ajo arriti të fitoj linjat trupore që i kishte ëndërruar gjithmonë t’i ketë, kurse këtë e ka dokumentuar vazhdimisht duke publikuar foto në llogarinë e saj.

Ajo, madje ka habitur edhe familjarët dhe miqtë që mezi kanë arritur ta njohin, për faktin se ka ndryshuar shumë dhe tani po duket shumë më e re. /Telegrafi/