Dikur ishte mashkull, sot “Miss Spanja”

E publikuar: 05/07/2018 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë vjet më parë, në Spanjë, në konkursin e bukurisë “Miss World Spanja” u hoq ndalimi i konkurrimit për njerëzit transgjinorë dhe është pikërisht ajo që sot po e gëzon këtë të drejtë.

Qëllimi i saj është respektimi i diversitetit.

”Qëllimi im është të jem zëdhënëse për përfshirjen, respektin dhe diversitetin, jo vetëm për komunitetin LBGTI, por për të gjithë botën”, tha ‘Miss-i’ për mediat e huaja

Angela ka lindur si djalë në Sevilje dhe pasi ndërroi gjininë u zgjodh ‘Miss Spanja’. Kujtojmë se nuk është kjo gara e parë që ajo ka marrë pjesë. Ponc ishte pjesëmarrëse edhe në konkurse të tjera bukurie.

Pasi mori titullin e më të bukurës ka marrë kritika negative nga publiku të cilët nuk e shohin të denjë për ta përfaqësuar shtetin spanjoll në garën e bukurisë “Miss World”.