Dikur e “ofendonin”, por pasi bie në peshë djemtë fillojnë t’i vardisen, duke kërkuar të dalin me të! (Foto)

E publikuar: 03/08/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mësuese e cila dikur u quajt ‘e shëndoshë’ si një nxënëse, ka zbuluar transformimin e saj të mrekullueshëm pasi ka rënë rreth 57 kilogramë.

Madje, siç ka thënë ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, djemtë që dikur e “ofendonin”, tanimë kanë filluar t’i vardisen, duke i kërkuar për të dalë me ta.

Elizabeth Jobson, 23 vjeçe nga Durham, thotë se ajo ishte pa mëshirë e ngacmuar gjatë fëmijërisë së saj dhe e përshkruan kohën e saj në shkollën e mesme si ‘absolutisht të tmerrshme’.

Ajo ka rrëfyer se gjatë asaj kohe përdorte mënyra të fshehta për të ngrënë patatina dhe çokollata në dhomën e saj, duke arritur kështu në rreth 130 kilogramë.

Pas vendosjes për të rishikuar stilin e saj të jetesës para një pushimi plazhi me miqtë, Elizabeth ka zbritur deri në një peshë “ideale” në 12 muaj – e motivuar nga dëshira e saj për të veshur një bikini për herë të parë që kur ishte pesë vjeç.

Duke kuptuar se ajo donte të dukej mirë në bikinit e saj, ajo u bë e rregullt në palestër dhe e rregullt edhe në ushqime. /Telegrafi/