Dikur e dha për adoptim, sot nëna dhe djali në lidhje dashurie! (Foto)

E publikuar: 21/03/2017 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë e cila e kishte dhënë djalin e saj për adoptim, thotë se ka rënë tani në dashuri me të.

Gjykata ka marrë vendim që të dy po kryejnë marrëdhënie incesti, po pavarësisht vendimit, të dy nuk e kanë ndërmend të ndahen.
Monica Mares 37 vjeçare dhe Kalebi Peterson 20 vjeçar, u gjetën duke kryer incest, pasi një fqinj i tyre në New Meksiko raportoi rastin në polici, shkruan DailyMail, transmeton infosot.

Gjykata kishte vendosur 18 muaj të dyve që të qëndrojnë larg njëri tjetrit, mirëpo çifti nuk hezitojnë të dalin, madje edhe në publik.
Monica Mares e lindi Kalebin kur ishte 16 vjeçare dhe më pas e dërgoi për adoptim. Tani pas shumë vitesh, nëna dhe djali vendosin të bëhen çift.

Ata kishin deklaruar për mediat në New Meksiko se nuk mund të qëndrojnë pa njëri tjetrin andaj edhe nuk do ta përfillin vendimin e gjykatës.