Dikur e bukur dhe Miss, sot e shpërfytyruar nga acidi. Ja rrëfimi tronditës (FOTO)

E publikuar: 20/04/2017 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shihni si në ka katandisur, shihni si është fytyra ime tani”

Kështu e nis rrëfimin 27-vjeçarja Gessica Notaro, e cila dikur ka konkurruar në Miss Italia por që tashmë jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht.

Pas ndarjes nga i dashuri, i cili e keqtrajtonte ajo vendosi ta denonconte në polici dhe kjo e fundit i dha urdhër Jorge Edson Tavares që mos t’i afrohej.

Disa muaj më vonë ish-i dashuri mori hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë dhe shpërfytyruar. Kur hyri në studio 27-vjecarja kishte një shall në fytyrë, të cilën pak çaste më vonë e hoqi duke treguar shenjat e theksuara nga djegiet me acid.