Dikur bënte foto para jahtit të Perez, sot luan te Real Madridi dhe e ka për president (Foto)

E publikuar: 21/11/2017 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foto e fëmijërisë e Marco Asensios është bërë virale dhe ka thyer rekordet sot.

Foto tregon dashurinë e lojtarit për Los Blancos edhe në kohën kur nuk e kishte idenë se një ditë do të luante për këtë klub.

Gazeta ‘El Chiringuito de Jugones’ ka shpërndarë një foto ku shihet Asensio si fëmijë, duke pozuar para jahtit ku në të ishte presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Normalisht  Perez nuk ishte në dijeni të fotos, pasi ishte duke u merr me diçka tjetër, por shihet qartë se është aty.

Ditën e djeshme ishte Ceballos ai që shpërndau një foto si fëmijë me fanellën e Los Blancos.

Lojtarët e rinj të Real Madridit duket se kanë pasur dashuri për klubin edhe para se të arrijnë në këtë klub.

Los Blancos sonte luajnë ndaj APEOL në një ndeshje që iu nevojitet fitorja. /Telegrafi/